Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Gara 2015

Gara 2015

16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore është një fushatë vjetore e cila mbahet mes 25 nëntorit (Dita Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas) dhe 10 dhjetorit (Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të njeriut). Fushata synin inkurajimin e veprimeve për ti dhënë fund dhunësa ndaj grave dhe vajzave anembanë botës.

Në Kosovë fushta e vitit 2015 fokusohet në konceptin e ‘Heronjtë dhe Heroinat e përditshme të barazisë gjinore’. Një grup i të rinjve entuziastë ka marrë pjesë në trajnime mbi barazinë gjinore dhe fotografi. Duke i përdorur aftësitë e tyre rishtazi të zhvilluara, ata kanë fotografuar heronjtë apo heroinat e tyre për barazi gjinore – njerëz që i inspirojnë ata që të realizojnë barazinë gjinore në jetën e tyre të përditshme.
 

Votimi për fotografinë më të mirë do të qëndroj i hapur nga 25 nëntori deri në mesnatën e 8 dhjetorit.Fituesit do të zgjedhen në bazë të votave online (Facebook Likes), votave offline (nga ekspozitat dhe aktivitetet në rrugë që do të mbahen anembanë Kosovës) dhe nga vlerësimi i jurisë. Shpërblimi i parë do të jetë një tablet ndërsa shpërblimi i dytë do të jetë një telefon i mençur. 

  • Abetare Syla
  • Aleme Hoti
  • Bleona Morina
  • Elona Morina
  • Endrit Spahiu
  • Fatlinda Daku
  • Festina Bajraktari
  • Gentianë Rrahmani
  • Pëllumb Hana
  • Rinea Mustafa
  • Rrita Gusia
  • Rrita Gusia
  • Time Hasani
  • Valentin Vuçaj
  • Vesa Krasniqi
  • Yllka Sahiti