Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Bashkëbisedë në Twitter

 

Më 10 dhjetor 2014, fushata 16 ditë të aktivizmit u përmbyll me një bashkëbisedë nëntëdhjetë minutëshe në Twitter me figura publike të Kosovës dhe përkrahës të fushatës mbi rolin e burrave në barazinë gjinore. Pjesëmarrës ishin edhe Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, Koordinatori për zhvillim i OKB-së në Kosovë Andrew Russell, gazetari Adriatik Kelmeni, udhëheqësi i Partia e Fortë Visar Arifaj, dhe muzicienti Ilir Bajri. Në të njëjtën kohë, bashkëbiseda në Twitter është shfaqur live në ekranin e madh në Grand Hotelin në qendër të Prishtinës. Pjesëmarrësit kanë ndarë kohë për të mbështetur në mënyrë aktive fushtën 16 ditë të aktivizmit duke avokuar për të drejtat e grave dhe duke u përgjigjur në pyetje sfiduese rreth qëndrimeve të tyre për barazinë gjinore dhe stereotipet gjinore. Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se përfshirja aktive e burrave në arritjen e barazisë gjinore është e rëndësishme pasi që burrat janë pjesë e problemit, dhe çdo zgjidhje pa ndryshimin e qëndrimeve të tyre ndaj grave nuk mund të jetë e përhershme. Sfidimi i stereotipeve gjinore dhe trajtimi i grave si të barabarta janë disa nga mënyrat e arritjes së barazisë gjinore që çdo burrë mund të bëjë. Ata gjithashtu theksuan se barazia e grave është e rëndësishme në të gjitha nivelet e shoqërisë, duke përfshirë fushat teknike dhe skenën politike.

Kjo ngjarje ka dëshmuar se ka shumë burra në Kosovë që janë të gatshëm të mbrojnë të drejtat e grave dhe të shërbejnë si shembullin për të tjerët.

Mund të shihni bashkëbisedën nëTwitter duke shkuar në Twitter llogarinë tonë @16days_ks; aty gjithashtu mund të vazhdoni bisedën me hashtag #16daysKS.