Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Salloni i të martës

Me 2 dhjetor, 2014 UN Women në bashkëpunim me institutin Demokracia për Zhvillim (D4D) organizuan salonin e së Martës në librarinë Dit’ e Nat’ me temën “HeForShe: Cili është përfitimi i burrave nga barazia gjinore?” për të kontribuar në fushatë 16 ditë të aktivizmit për të përfunduar dhunën në baza gjinore.

Fjalimet hyrëse u dhanë nga toger Hysni Shala, Shef i Zyrës për të Drejtat e Njeriut, Policia e Kosovës, Z. Agon Maliqi, studiues dhe analist i politikave publike, dhe zoti Besnik Leka, koordinator i Iniciativës së Djemëve të Rinjë në Care International. Znj Nita Gojani, Projekt koordinatore në UN Women, moderoi diskutimin. Ngjarja u mbajt në një mjedis gjysmë-formal dhe të gjithë ishin të inkurajuar të flisnin. Pas fjalimeve hyrëse, të gjithë pjesëmarrësit e sallonit kishin rast të ndajnë dhe diskutojnë qëndrimet e tyre mbi rolin e burrave në barazinë gjinore dhe përfitimet që ka një shoqëri nga arritja e barazisë gjinore. Ngjarja mblodhi burra dhe gra, djemë e vajza nga fusha të ndryshme, si shoqëria civile, organizata ndërkombëtare, si dhe studentë dhe të rinjtë e përfshirë në fushatën e këtij viti, dhe u mundësoi atyre që të marrin pjesë në diskutim të hapur.

 Pjesëmarrësit folën për përfitime politike, sociale dhe ekonomike nga barazia gjinore për një shoqëri, dhe mënyrat e fuqizimit të grave. Diskutime gjithashtu kishte rreth perceptimit të përbashkët të maskulinitetit në Kosovë dhe pasojat e kësaj në jetën e djemëve dhe në marrëdhëniet ndërpersonale brenda shoqërisë së Kosovës.

Pjesëmarrësit u dakorduan se të kuptuarit e përgjithshëm të rëndësisë së barazisë gjinore në Kosovë është ende shumë i ulët, veçanërisht në mesin e burrave. Siç është cekur nga një prej folësve, nganjëherë askush nuk i dëgjon. Stigmatizimi i burrave të cilët angazhohen për barazi gjinore është mjaft i përhapur. Për këtë arsye ishte e mrekullueshme që shumë djemë e burra morrën pjesë në këtë ngjarje dhe të gjithë këta folën me passion për përkrahjen e grave. Konsensusi i audiencës ishte se angazhimi i meshkujve është i rëndësishëm dhe se e gjithë shoqëria përfiton nga barazia gjinore. Një hap për çdo mashkull në arritjen e barazisë gjinore është të qëndroj si shembull në rrethin e tij.

Fjalimet hyrësë u regjistruan ngn D4D. Vizitoni webfaqen e tyre, ku do të postohen së shpejti së bashku me editorialin për ngjarjen.

Mbulimin e ngjarjes në Twitter mund ta shihni në @16days-ks.

 

 

Znj Nita Gojani, Projekt koordinatore në UN Women, moderoi diskutimin mbi rolin e burrave në barazi gjinore. Foto: Klubi Bonu burrë.

 

Përkrahësit e fushatës 16 ditë të aktivizmit janë mbledhur për të diskutuar temën “HeForShe: Cili është përfitimi i burrave nga barazia gjinore?” Foto: Klubi Bonu burrë.

Fjalimet hyrëse u dhanë nga toger Hysni Shala, Shef i Zyrës për të Drejtat e Njeriut, Policia e Kosovës, Z. Agon Maliqi, studiues dhe analist i politikave publike, dhe zoti Besnik Leka, koordinator i Iniciativës së Djemëve të Rinjë në Care International. Foto: Klubi Bonu burrë.

Burrat i janë bashkangjitur debatit dhe me pasion folën pro barazisë gjinore në Kosovë. Foto: Klubi Bonu burrë.