Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Lansimi i Fushatës

Me rastin e ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, 25 nëntor, është mbajtur ceremonia e lansimit të fushatës 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore për vitin 2014 në Hamam Jazz Bar në Prishtinë. Shumë të rinjë, si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare, shoqërisë civile, agjencioneve të OKB-së dhe organizatave tjera ndërkomëtare, dhe përkrahës të tjerë kanë marrë pjesë në ngjarje.
 
Koordinatori i kombeve të bashkuara për zhvillim, Andrew Russell, zyrtarisht e ka hapur fushatën 16 ditë të aktivizmit, e cila shënohet çdo vit në mbarë botën me qëllim të ngritjes së  vetëdijes si dhe nxitjes së veprimeve në parandalimin e dhunës ndaj grave.
 
UN Women, në emër të Grupit për siguri dhe barazi gjinore, ka dizajnuar një fushatë online që synon publikun e gjerë dhe në veçanti të rinjtë dhe përdoruesit e rrjeteve sociale në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi rreth çështjes së dhunës në baza gjinore (DhBGj) si dhe për të informuar publikun rreth aksioneve të vazhdueshme të cilave ata mund t’u bashkohen në mënyrë që të eliminohet burimi kryesor i pasigurisë së grave dhe vajzave.
 

 

Z. Russell ka thënë: “Dje, unë u bëra njeriu i 194,294-të i cili u angazhua për lëvizjen e solidaritetit për barazi gjinore #HeForShe. Më parë, barazia gjinore ishte një lëvizje nga gratë për gratë. Nuk është më kështu. Pabarazia gjinore ka ndikim tek të gjithë ne dhe ka ardhur koha që burrat të marrin një qendrim. Nësë mund të bashkojmë gjysmën e njerëzimit në mbështetje të gjysmës tjetër të njerëzimit, atëherë do të përfitojmë të gjithë. 16 ditët e aktivizmit përfaqësojnë një mundësi unike për burrat në Kosovë që të tregojnë mbështetjën e tyre për barazi gjinore dhe për zhdukjen e të gjitha formave të dhunës ndaj grave”.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një problem global. Nga të gjitha gratë e vrara në botë në vitin 2012, gjysma janë vrarë nga anëtarë të familjes ose partnerë intimë, prandaj nëse jeni pjesë e fushatës  16 ditët e aktivizmit do të kontribuoni edhe në përpjekjet globale për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Në Kosovë, duhet të ngrihemi kundër dhunës, duhet t’a ndalojmë atë, të gjithë së bashku-burra dhe gra, vajza dhe djem. Përveç kësaj, vendimmarrësit në Kosovë duhet të mbështesin implementimin e ligjeve nëpërmjet strategjive të qarta të cilat adresojnë shkaqet rrënjësore të pabarazisë gjinore, të dhunës ndaj grave, të cilat do të sigurojnë fuqizimin e gruas dhe arritjen e barazisë gjinore”, tha znj. Flora Macula, shefe e zyrës së UN Women në Kosovë. Ajo shtoi: “Mesazhi im për burrat dhe djemtë është: Denoncojeni dhe ndalojeni dhunën ndaj grave kur e shihni atë, dhe kurrë mos e praktikoni ju vetë”.
 
Ceremonia u mbyll me një shfaqje të shkurtër teatrore të realizuar nga “Bonu Burrë” klub. Shfaqja tregoi se si sfidimi i stereotipeve gjinore brenda familjes mund të sjellë përfitime për të gjithë. Klubi është pjesë e Nismës së të rinjve, që koordinohet nga CARE International dhe PEN, projekt ky i implememntuar me të rinjtë e shkollave të mesme në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut.
 
Fokusi i përgjithshëm i fushatës 2014 në Kosovë është roli dhe përfshirja e të rinjve, dhe në veçanti e djemëve të rinj, në luftën kundër DhBGj. Si e tillë, fushata online mbështetet në materialet e prodhuara nga rinia vendore, në shqip, serbisht dhe anglisht. Në menyrë që të rinjtë të inkurajohen më shumë, u organizua një punëtori tre ditore me të rinjtë mbi dhunën në baza gjinore, përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore dhe mbi shkrimin. Pas trajnimit, të rinjtë dorëzuan 10 eseja dhe 2 video, të cilat janë përmbajtja kryesore e fushatës. Punimet janë gjithashtu pjesë e një gare, e cila është nisur gjatë kësaj ngjarje. Pas votimit online deri me 8 dhjetor, dy fitues do të zgjedhen dhe do të shpërblehen me një tablet dhe një smartphone. Çmimet do të jepen si riafirmim i rolit të rëndësishëm që rinia luan në promovimin e të drejtave njerëzore të grave dhe luftën kundër dhunës në baza gjinore.
 
Fushata online, e promovuar edhe përmes mediave sociale (përmes Facebook: 16 Days – No Violence, dhe në Twitter: @16days_ks), është një nga veprimet që Kosova është duke ndërmarrë si pjesë e fushatës globale Say NO-UNiTE, platformë sociale e mobilizimit për të luftuar DhBGj-në.

 

 

Lansimi i fushatës ësthë bërë në Hamam Jazz Bar në Prishtinë më 25 nëntor.

Flora Macula, shefe e zyrës së UN Women në Kosovë i ka adresuar të pranishmit në ceremoninë elansimit.

Fotografi e përbashkët e të rinjëve që kanë zhvilluar përmbajtjen e fushatës, anëtarëve të Grupit për siguri dhe barazi gjinore, dhe stafit të UN Women dhe Repulikës.

Koordinatori i kombeve të bashkuara për zhvillim, Andrew Russell, zyrtarisht e ka hapur fushatën 16 ditë të aktivizmit.

 

Shikoni videon e Koordinatorit të kombeve të bashkuara për zhvillim, Andrew Russell dhe Projekt  Koordinatorës në UN Women, Nita Gojani, duke folur për fushatën në programin e mëngjesit të RTK-së.