Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Fushata UNiTE (Bashkohu) për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas

Cdo njeri ka pergjegjesi ne parandalimin e dhunes ndaj grave dhe vajzave , duke sfiduar kulturen e diskriminimit qe po e mundeson kete dukuri te vazhdoje.Ne duhet te eliminojme sjelljet dhe stereotipet negative gjinore, duhet ti njoftojme me ligjet kunder diskriminimit dhe eksploatimit si dhe ti zbatojme ao ligje, te ngritemi kunder sjelljes abuzuese kurdo qe e shohim. Ne duhet te denojme te gjitha format e dhunes , te sigurojme barazi ne punen dhe jeten tone ne shtepi dhe te ndryshojme pervojat e grave dhe vajzave ne jetene  perditshme.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon

 

Më 25 shkurt 2008, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Z. Ban Ki-moon, filloi fushatën UNiTE (Bashkohu) për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas, që përfshin periudhën prej vitit 2008 deri më 2015. Objektivi i përgjithshëm është rritja e vetëdijes së publikut dhe shtimi i vullnetit politik dhe burimeve për parandalimin dhe reagimin ndaj të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe vajzave në të gjitha pjesët e botës.

Kjo web faqe është kontributi i Kosovës për të siguruar se porosia e zero tolerancës për dhunën ndaj grave dhe vajzave dëgjohet larg dhe gjerë në komunitetin tonë! Qëllimi i faqes është të luftoj dhunën në baza gjinore duke ofruar informata se si të pergjigjemi në dhunën në baza gjinore, si ta parandalojmë atë duke fuqizuar gratë, dhe si munden të tjerët t’i bashkangjiten luftës kundër kësaj dhune. Ne mund të parandalojmë dhunën me një kombinim të përpjekjeve për të trajtuar problemet e adresuara, ndër të tjera, edukimin e grave, pjesëmarrjen politike dhe të të ardhurave. Por, në çdo hap, burrat dhe djemtë duhet të përfshihen.

 

Korniza për Veprim ofron një "ombrellë" të përgjithshme për aktivitetet që duhet të ndërmerren nga palë të ndryshme të interesit në nivel global, rajonal, kombëtar dhe lokal gjatë rrjedhës së fushatës.

Platforma e mobilizimit shoqëror "Say NO-UNiTE (Thuaj JO-Bashkohu)" ka shënuar më shumë se 5.5 milionë aktivitete në mbarë botën - nga marshime protestuese tek fushata të vetëdijesimit të publikut, veprime ligjore dhe avokim për të ndihmuar viktimat.

Në vitin 2014, UN Women filloi fushatën HeForShe, një lëvizje solidariteti për barazinë gjinore që ka për qëllim të angazhoj burrat dhe djemtë si avokatë dhe agjentë të ndryshimit për arritjen e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave. Fushata i inkurajon ata që të flasin dhe të ndërmarrin veprime kundër pabarazive me të cilat përballen gratë dhe vajzat. Deri në fund të muajit nëntor 2014, rreth 200.000 burra në gjithë botën kanë ngritur zërin e tyre për të qëndruar për barazi gjinore përmes fushatës #HeForShe.

"Unë mirëpres zërat që bëjnë thirrje për përfundimin e dhunës që sipas një numri të parashikuar prek një nga tri gra në jetën e saj. Unë përshëndes liderët të cilët po ndihmojnë për të miratuar dhe zbatuar ligjet dhe për të ndryshuar kete gjendje. Gjithashtu përshëndes të gjithë ata heronj nga e gjithë bota të cilët ndihmojnë viktimat për të tejkaluar këto probleme dhe që të bëhen agjentë të ndryshimit. "
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon

Lexo mesazhin e tij për Ditën Ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave këtu.

 

“Gratë rrihen në shtëpitë e tyre, sulmohen në rrugë, ngacmohen në internet. Globalisht, një në tri gra do të përjetoj dhunë fizike apo seksuale gjatë jetës së saj... Por, ne e dimë se si mund të eliminohet dhuna ndaj grave... [mes tjerash] Kjo përfshin të paturit e më shumë burrave dhe djemëve të cilët ngrisin zërin e tyrë kundër dhunës, e denoncojnë atë, dhe e ndalin atë. Udhëheqësit mashkuj, duke përfshirë udhëheqësit tradicional dhe fetar, duhet të tregojnë rrugën”.
Phumzile Mlambo-Ngcuka, Drejtoreshë Ekzekutive UN Women

Lexo tërë deklaratën e saj për Ditën Ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave këtu, apo mund të shikoni mesazhin e saj këtu.


 Fjalor i shkurtër

Barazia gjinore: Trajtim i barabartë i grave dhe burrave në ligjet dhe politikat, dhe qasje të barabartë në shërbime dhe burime, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe pozicione profesionale, brenda familjeve, komuniteteve dhe shoqërisë.

Fuqizimi i grave: Fuqizimi social, ekonomik, politik dhe ligjor duke iu mundesuar grave për të vepruar me dhënien ose duke përforcuar te drejtat e tyre, aftësitë dhe qasje në objektet, burime dhe pjesëmarrje te barabartë të mohuara më parë ose të kufizuara. Burrat dhe gratë kanë qasje të ndryshme dhe të pabarabartë të pushtetit dhe burimeve, dhe kjo është një karakteristikë kryesore që formëson ndarjen me bazë gjinore të punës.

Dhuna me bazë gjinore: Çdo akt që rezulton, ose ka të ngjarë të rezultojë në, dëmtim fizik, seksual, psikologjik apo ekonomik apo vuajtjet e bazuara në gjininë e një personi. Kjo zakonisht i referohet dhunës së kryer ndaj grave dhe vajzave, por kjo gjithashtu mund të ndodhë edhe me burrat dhe djemtë, dhe gjithashtu përfshin dhunën ndaj lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve.
 

Dhuna ndaj grave: Çdo akt i dhunës me bazë gjinore që rezulton në, apo ka të gjasa të rezultojë në vuajtje fizike, seksuale ose vuajtje mentale të grave, duke përfshirë edhe kërcënime për akte të tilla, detyrimin apo privimin arbitrar të lirisë, që ndodhin në publik , ose në jetën private.

Dhuna në familje: Menyre e perseritshme e sjelljes detyruese, qoftë fizike, psikologjike ose seksuale, kundër anëtarëve të një familje apo familjes ne pergjithesi, duke përfshirë edhe partnerin intim. Dhuna në familje ndaj grave dhe vajzave shkon nga poshtërimi dhe detyrimi ekonomik deri te sulmi fizik, zakonisht në duar te partnerëve intim, burrave, vëllezërive, axhallarëve apo meshkujve tjere brenda familjes ose te asocuar me familje. Dhuna familjare ne mes te gjinise se njejte gjithashtu ndodh, edhe pse shumë më rrallë se sa dhuna nga ana e meshkujve ndaj femrave.

Dhuna seksuale: Çdo akt seksual, përpjekja e perfitimit të një akti seksual, komentet e padëshiruara seksuale apo tentimet, ose aktet e trafikimit të drejtuara kundër seksualitetit te një personi duke përdorur detyrimin, nga çdo person tjeter, pavarësisht nga marrëdhëniet e tyre me viktimën, në çdo situate.