Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

NËSE JE I/E SHQETËSUAR PËR SHOKUN/SHOQËN TËNDE

Nëse dyshon se një shok/shoqe është duke përjetuar dhunë në familje Pyet nëse ka ndonjë gjë që ti mund të bësh për t'i ndihmuar ata

Bëja me dije shokut/shoqes se ata mund të FLASIN me ty dhe se ti do të jesh aty për të DËGJUAR. Përkujtoji ata se nuk është faji i tyre dhe se ata meritojnë më mirë.

LIDHE shokun/shoqen tënd/e me burime të tilla si SOS linja telefonike ose detajet e strehimoreve të afërta.

Ti mund të mos pajtohesh me vendimin e shokut/shoqes tënde, por RESPEKTOJE vendimin e tyre dhe ki besim në ta.

Nëse e ke një shok/shoqe që është abuziv, tregoi atij/asaj se kjo NUK ËSHTË NË RREGULL, dhe se ata duhet të NDALEN. Mos e kthe kokën, raporto çdo abuzim të dyshuar.