Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

NËSE DËSHIRON T'I BASHKOHËSH FUSHATËS

- Ngrite zërin: Ngrite zërin kundër dhunës ndaj grave. Merr pjesë në dialogje dhe debate, bisedo me shokët dhe familjen, sikurse edhe me të rinjtë rreth respektimit dhe trajtimit të barabartë të gruas dhe burrit. Më e rëndësishme BËHU SHEMBULL

- Bashkoju fushatës tonë: Duke e kuptuar fuqinë e rrjeteve sociale, ne jemi duke përdorur Facebook, Twitter, këtë web faqe dhe eBook-un tonë për të përcjellë qartë mesazhet se dhuna ndaj grave nuk mund të tolerohet.

- Nënshkruaj kampanjën SAY NO – UNiTE (THUAJ JO – BASHKOHU). Bëhu pjesë e thirrjes globale për të ndikuar që dhënia fund dhunës ndaj grave dhe vajzave të jetë një prioritet primar në mbarë botën: www.saynotoviolence.org /take-action
Secili nënshkrim është një veprim që llogaritet në dhënien fund të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

- Bëhu aleat i njerëzve që janë duke punuar për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës në baza gjinore. Mbështete punën e qendrave, të cilat ndihmojnë viktimat e dhunës.

- Merr pjesë në programe, kurse, shiko filma dhe lexo artikuj dhe libra në lidhje me mashkulloritetet shumë-kulturore, pabarazinë gjinore dhe shkaqet rrënjësore të dhunës. Edukoje veten dhe të tjerët se si forcat më të mëdha sociale ndikojnë në konfliktet midis burrave dhe grave.

- Mbikëqyri dhe mësoji djemtë/vajzat e reja se si të jetojnë jetën në mënyra që e shmangin degradimin apo abuzimin e të tjerëve. Bëhu vullnetar për të punuar në programet e parandalimit të dhunës, duke përfshirë edhe programet anti-seksiste. Bëhu shembull.

- Ngrite zërin në Twitter dhe Facebook

Twitter

- 25.11. – 10.12. #NgriteZërin dhe bashkoju fushatës #16daysKS për t'i dhënë fund #dhunësndajgrave në #Kosovë | http://16dite-jodhunes-ks.com

- #NgriteZërin për të luftuar #Dhunënnëbazagjinore. Bashkoju fushatës #16daysKS @16days_ks nga 25.11 – 10.12 | http://16dite-jodhunes-ks.com

- Bashkoju @16days_ks për të luftuar dhunën në baza gjinore dhe diskriminimin gjinor në #Kosovë. Përcjelle #16daysKS nga 21.11 – 10.12

- Në #Kosovë, mbi 1000 raste të #dhunësnëfamilje raportohen çdo vit. #NgriteZërin për t'i dhënë fund #dhunësndajgrave #16daysKS

- Në botë, deri në 70% të grave përjetojne #dhunë gjatë jetës së tyre. Bashkoju #16daysKS për t'i dhënë fund #dhunësndajgrave

Facebook

- Sot, me 25 nëntor është dita e parë e 16 ditëve të aktivizmit për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave. Bashkoju fushatës të ditëve të aktivizmit në Kosovë në Twitter @16days_ks, në Facebook @16 Days - No Violence dhe vizitoni faqen http://16dite-jodhunes-ks.com. Ngrite zërin dhe bëhu pjesë e #16daysks

- Në Kosovë, mbi 1,000 raste të dhunës në familje raportohen çdo vit në Policinë e Kosovës. Ne besojmë se ky numër është një numër i nënvlerësuar, pasi raste të tilla shpesh kalojnë të pa-raportuara. Për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave, bëhu pjesë e 16 ditëve të aktivizmit nga 25 nëntori deri me 10 dhjetor, #NgriteZërin, bashkohu në faqen e internetit http://16dite-jodhunes-ks.com, bashkoju fushatës tonë @16 Days – No Violence në Facebook ose në @16days_ks #16daysKS në Twitter.