Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Dita 7

Kampanja

Dita 7 - Dhjetor, 01 2013
Plani i veprimit, mjet për çrrënjosjen e dhunës në baza gjinore
 
Edona Hajrullahu kryeshefe ekzekutive e Agjencisë për Barazi gjinore thotë se arsimimi dhe punësimi mund të përmirësojnë situatën e grave në Kosovë duke parandaluar dhunën gjinore ndaj tyre. Sipas saj, plani i veprimit përzbatimin e Rezolutës së Këshillit të sigurimit të OKB-së 1325 për gratë, paqen dhe sigurinëështë i fokusuar në tri shtylla kryesore: rritjen e numrit të grave në procesin e vendimmarrjes, siguriminepranisë më të madhe të grave në forcat e sigurisë (Policia e Kosovës Forcae Sigurisë së Kosovës) dheriintegrimine grave që kanë pësuar dhunë seksuale gjatë konfliktit të vitit 1999.

Për Edona Hajrullahun, kryeshefen e re ekzekutive dhe energjike të Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGj) është shumë e rëndësishme që të ketë rritje të numrit të grave në poste publike, që janë pjesë e procesit të vendimmarrjes në shtetin e Kosovës. Ajo thotë se më shumë gra duhet të jenë pjesë e shërbimit diplomatik të Kosovës, konsullatave si dhe gjithashtu të ketë numër më të madh të femrave në procesin e vendimmarrjes në Policinë e Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës. “Të gjitha këto çështje janë trajtuar në Planin eveprimit”, thotë Hajrullahu, 25 vjeçare nga Prishtina, duke shtuar se “ne kemi punuar për të pasur sa më shumë gra në vendimmarrje, në procesin e ndërtimit dhe ruajtjessë paqes dhe për të rehabilituar dhe riintegruar gratë që janë viktima të dhunës seksuale, torturës dhe formave të tjera, që lidhen me luftën”.
Hajrullahu thotë se në vitin 2012 është marrë një vendim për të krijuar grupin që ka punuar mbi Planin e veprimit. “Vetë hartimi këtij dokumenti ka marrë një kohë shumë të gjatë sepse njëra prej objektivave ka qenë një cështje shumë e ndiejshme dhe na ka marrë si grup shumë kohë derisa kemi arritur në një konsensusedhe tanimë e kemi edhe draftin përfundimtar”, thotë Hajrullahu duke iu referuar çështjes së gravetë cilat gjatë konfliktit të vitit 1999 kanë qenë viktima të dhunës seksuale.
Agjencia për Barazi Gjinore ka mandat që të hartoj politika publike të cilat do ti ndihmonin institucionet e tjera të kuptojnë më mirë barazinë gjinore.
“Ne kemi qenë një shoqëri patriarkale dhe tani po mudnohemi që përmes këtyre aktiviteteve që po i ndërmarrin ta zbusim këtë pabarazi gjinore. Agjencia për Barazi Gjinore përmes Planit të veprimit pret tëketë më shumë gra në vendimmarrje dhe në sferat e tjera publike si diplomacia”, thekson Hajrullahu.
Sipas Hajrullahut, plani i veprimit i është rekomanduar Qeverisë së Kosovës, nga Ministria e Financave, që të financohet në masën prej 51 për qind nga buxheti i qeverisë, kurse pjesa tjetër nga donatorët. Kostoja totale Planit të veprimit është 1, 667, 260 euro. Përmes objektivave të PV-së, Agjencia për Barazi Gjinore është e përkushtuar për të kuptuar më mirë parimet e Rezolutës 1325.
 
UN Women një donator dhe partner i rëndësishëm

Në procesin e hartimit të Planit të veprimit (PV) ABGj e kishte ndihmën e institucioneve të ndryshme shtetërore dhe partnerëve të tjerë si UN Women, Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR ), shoqëria civile dhe institucionete tjera. “UN women është një donator me të cilin kemi bashkëpunuar në hartimin e Planit të veprimit për zbatimin e rezolutes 1325 dhe gjithashtu përveçse ka luajtur rolin e donatorit ka qenë edhe shumë e angazhuar me dhanë atë kontributin në vetë hartimin e planit duke pasur parasysh eksperiencën e tyre apo edhe të zyrave të UN Women që janë në regjion”, thotë Hajrullahu.

Tri objektivat kryesore të Planit të veprimit
Në bazë të rezultateve dhe pritjeve të destinuara të PV-së, gratë duhet të jenë të pranishme në numra më të mëdha në procesin e vendimmarrjes, ato duhet të jenë pjesë e hierarkisë së lartë të shërbimit diplomatik të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe të Forcës së sigurisë së Kosovës. Gjithashtu dëmshpërblim duhet t’ju sigurohet viktimave të dhunës seksuale gjatë konfliktit, duke përfshirë këtu edhe njohjen e tyre ligjore. Tashmë në këtë drejtim janë ndërmarrë disa hapa për ti përfshirë këto viktima në “Ligjin nr 04/L-054 - për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, ivalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushhtisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”.
Kuvendi i Kosovës, shton Hajrullahu, në parim ka miratuar ndryshimin e këtij ligji në mënyrë gratë që kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës të përfshihen në mesin e kategorive të përmendura në këtë ligj.
 
Mungesa e arsimit dhe vendeve të punës e krijon dhunën në baza gjinore
Hajrullahu tregon se shumë faktorë ndikojnë në ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, ku në shoqërinë e Kosovës gratë ishin dhe janë kryesisht viktimate këtij lloji të veçantë të dhunës.“Unë jam shumë e bindur dhe e besoj realisht se një faktor shumë i rëndësishëm që eshkakton dhunën në familje apo në baza gjinore është fuqia ekonomike, gratë nuk kanë pavarësi ekoniomike dhe nuk janë të fuqizurara”, thotë Hajrullahu duke shtuar se arsimimi i grave gjithashtu është shumë i rëndësishëm. Sipas saj, meshkujt janë ata që shkaktojnë dhunën gjinore dhe për këtë arsye ata duhet ti shohin gratë si partnerë të barabarta.
“Në momentin që një vajzë është e shkolluar dhe e punësuar atëhërë ajo normalisht i ka të gjitha paramaterat të ketë një status të barabartë më gjininë tjetër”, thotë ajo duke shtuar se institucionet duhet të jetë më proaktive, ndërsa shoqëria civile duhet të vazhdojë me fushata të ndryshme sensibilizuese, ndërsa meshkujt kanë nevojë që ti mirëpresin këto ndryshime.

Mesazhi i Edona Hajrullahut për rininë lidhur me perceptimin e dhunës në baza gjinore në Kosovë
Fillimisht do të dëshiroja të shihja një rini e cila është e edukuar, e arsimuar, e cila beson më shumë në avancimin e tyre akademik. Gjithashtu vajza të cilat janë të punësuara, gjithashtu ndoshta edhe kanë ide për inicimin e ndonjë biznesi dhe përfundimisht do të kërkoja që rinia jonë – djemtë dhe vajzat tona të respektojnë të gjitha ligjet në fuqi pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojnë për shtetin e tyre.

 
__________________________________________________

Informata të shkurta rreth Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: këto 6 rezoluta (1325, 1820, 1888, 1889, 1960, 2016) së bashku e kanë njohur ndikimin e konfliktit mbi gratë, kanë përcaktuar se dhuna seksuale gjatë konfliktit është çështje e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe kanë vënë në vend masa konkrete për të siguruar përgjegjshmërinë.
Rezoluta 1325 (2000) thekson nevojën për pjesëmarrje të barabartë dhe të plotë të grave në të gjitha përpjekjet për të ruajtur dhe promovuar paqen dhe sigurinë. Gjithashtu bën thirrje për vëmendje të veçantë në nevojat e grave dhe vajzave gjatë riatdhesimit dhe ri-strethimit, rehabilitimit, riintegrimit dhe rindërtimit pas konfliktit.
Rezoluta 1820 (2008) njeh që dhuna seksuale është përdorur si “taktikë lufte për të poshtëruar, dominuar, frikësuar, shpërndarë dhe/ose zhvendosur me forcë anëtarët civilë të një komuniteti apo grupi etnik”. Rezoluta thërret për hapa efektiv për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur akteve të dhunës seksuale si pjesë qendrore e ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ajo kërkon nga vendet anëtare të zbatojnë detyrimet e tyre për të ndjekur penalisht kryesit e dhunës seksuale, duke siguruar që të gjitha viktimat, e sidomos gratë dhe vajzat, kanë mbrojtje të barabartë para ligjit dhe qasje të barabartë në drejtësi. Gjithashtu bën thirrje për t’i dhënë fund mosndëshkimit për dhunë seksuale, si pjesë e një qasje të plotë për kërkimin e paqes së qëndrueshme, drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit kombëtar.
Rezoluta 1888 (2009) ka përgatitur terrenin për emërimin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm mbi dhunën seksuale gjatë konfliktit, duke i bërë thirrje Përfaqësuesit Special të siguroj dërgimin e shpejtë të ekipeve të ekspertëve dhe këshilltarëve në situata të shqetësimeve dhe të siguroj që negociatat për paqe e adresojnë dhunën seksuale.
Rezoluta 1889 (2009) bëri thirrje për një strategji për të rritur përfaqësimin e grave në vendimmarje në procese të zgjidhjes së konflikteve, duke përfshirë edhe tregues dhe propozim për një mekanizëm monitorues. Ndër të tjera, shtetet duhet të përcjellin paratë e shpenzuara për gratë në planifikim të pas konfliktit.
Rezoluta 1960 (2010) bëri thirrje për një kornizë të monitorimit dhe raportimit për të përcjellur dhunën seksuale në konflikt. Ka mandatuar që emrat e atyre që janë “të dyshuar në mënyrë të besueshme se kanë kryer ose janë përgjegjës për modele të përdhunimit dhe forma tjera të dhunës seksuale në situata të konfliktit të armatosur në rendin e ditës të Këshillit të Sigurimit” të përfshihen në raportet vjetore për zbatimin e Rezolutave 1820 dhe 1888.
Rezoluta 2016 (2013) është rezoluta e 6-të për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, dhe e 4-ta e fokusuar në dhunën seksuale të lidhura me konflikt. Kjo rezolutë, e cila shton më shumë detaje operacionale në rezolutat e mëparshme për këtë temë, thekson se të gjithë aktorët, duke përfshirë jo vetëm Këshillin e Sigurimit dhe palët e konfliktit të armatosur, por të gjitha shtetet anëtare dhe entitetet e Kombeve të Bashkuara, duhet të bëjnë më shumë për të zbatuar mandatet e mëparshme dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë për këto krime.
 

 

Komentet

    Komento