Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Dita 3

Kampanja

Dita 3 - Nëntor, 27 2013
Luftimi i dhunës në baza gjinore përmes performancave publike
 
Katër vajza të reja nga Prishtina janë thelbi i grupit “Haveit”, përmes të cilit ato angazhohen në performanca publike, të cilat mes tjerash, trajtojnë dhunën nëbaza gjinore, diskriminimin gjinor dhe i kundërshtojnë deklarimet publike seksiste që janë të pranishme në shoqërinë e Kosovës. Atopo i thejnë tabutë lidhur me pozitën e gruas në shoqërinë patriarkale të Kosovës. 

Motrat Qena dhe Sylaj e kanë krjuar grupin “Haveit” si një katërshe e vajzave të reja mjafttë zëshme, të cilat nëpër performancat e tyre publike e shprehin kundërshtinë ndaj dhunësnëbaza gjinore, të cilat paraqitje gjithmonë lidhen me çështjetë interesit publik, diskutime ose ngjarje që lidhen me pozitën e grave në Kosovë.
Thelbi i grupit “Haveit” janë tri artiste të reja që e kanë mbështetjen e shoqës së tyre që studion integrimetevropiane. Për të qenë sa më pranë publikut,grupi“Haveit” ka vendosur që përmes performancave publike të tërheqvëmendjen e medias dhe të interesuarve të tjerë.
“Hana ka qenë në regji të teatrit, Vesa dramaturge unë në aktrim dhe kena mendu se mënyra më e mirë është me ngrit një pyetje dhe me diskutu një çështje si diskriminimi gjinor, kena menduar se kështu është më mirë në rrugë sepse është me interaktive dhe çdo qyetar që kalon aty mundet me pa diçka dhe me mendu për ato, sesa nëse e bën në teatër dhe vijnë disa njerëz të caktuar të cilët kanë qasje aty”, thotë Alketa Sylaj,aktore 22 vjeçare nga Prishtina.

Tërheqja e vëmendjessë nevojshme
Kjo aktore e re thotë se vendet ku janë mbajtur performancat e tyre publike janë zgjedhur me kujdes.
“Jo rastësisht ne dalim para Kuvendit, ka shumë rëndësi vendi ku na performojmë”, thotë Alketa Sylaj duke shpjeguar se vajzat e grupit “Haveit”janë ndjerë keq dhe shumë të prekura nga fjalimet degraduesetë disa deputetëve të Kuvnedit të Kosovës,teksa në mars të këtij viti, diskutonin një amendament që synonte përfshirjen në legjislacon të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit.Këto vajza të reja vendosën që të ankohen për këtë çështje, jo vetëm derisa rrinë ulur në kafene.Andaj,për këtë arsye vendosen që ta shprehin publikisht mendimin e tyre, përmes performancës së tyre, lidhur me gjuhën seksiste të përdorur nga disa anëtarëtë Kuvendit të Kosovës.
“Për neve fjala që ma së shumti na ka pengu ka qenë ekzaminimi sepse ata kanë vendosur me ekzaminu një viktimë dhe nuk mundesh me ekzaminu dikënd pas 15 vjetësh dhe për ne kjo ka qenë shumë e randë dhe mjetet që i kemi përdor kanë qenë bajagi simbolike, mjete tëkuzhinës dhe mollën e kemi shkatërruar duke shkatërruar atë ekzaminmin se ska çka ka me u ekzaminu”, thotë Alketa Sylaj.

Gratë duhet të raportojnë dhunën gjinore
Hana Qena,studente 25 vjeçareeregjisë së teatrit,thotë se për 8 mars gratë nuk kanë nevojë për lule. Në vend të luleve, sipas saj, ata duhet të marrin respekt nga burrat apo të dashurit e tyre. “Ne nuk kemi nevojë për lule por për më shumë hapësirë se ato lule, ato kërkim falje kanë me na mbyt një ditë”, thotë Hana Qena dhe shton se “se femrat duhet vetë me reagu ose duhet me u nda prej atij burri, mendoj se kur të cenohet liria, kur të rreh dikush atëherë gruaja duhet me u nda prej atij se nuk ka arsye me ndejë me dikë që të rreh, duhet me undamenjëherë”.
Katër vajzat e reja anëtare të grupit “Haveit” në vitin 2011 i filluan performancat e tyre dhe për dy vjet atoi kanë realizuar nëntë performanca në lidhje me çështje të ndryshme, por që kryesisht janë fokusuar në çështjet e grave. Qena shpjegon se 9 nga shtatë performancat publike të “Haveit” janë të lidhura me dhunën me bazë gjinore ose diskriminimin gjinor në Kosovë: Kurorëzimi, One Billion rising, Kur kishe mujt me më pa qysh më kishe pa?, Mekanika klasike, Ekzaminimi, Je suis glamour, Pa ujë në fontanë.
Performancat e tyre trajtojnë çështje të tilla si vrasja e Diana Kastratit nga ish-bashkëshorti i saj, dhunimet ndaj grave në Kosovë gjatë konfliktit të vitit 1999, dhe përgjithësisht pozitën e grave në shoqëri.
Vesa Qena,studente 22 vjeçare e dramaturgjisë,tregon se grupi “Haveit” është angazhuar në performanca të tilla publike që të mbështesë tregimet dhe përvojat e grave të tjera që kanë vuajtur dhunën në baza gjinore. “Për këtë arsye është kio mënyrë e protestimit në rrugë me na pa edhe ndoshta do kishte qenë mirë me u rritë kjo mënyrë e aktivizmit”, thotë Vesa Qena duke shtuar se një person duhet të jetë i guximshëm për të këtë lloj aktiviteti në rrugë.
Anëtarja e katërt e grupit “Haveit”është Arbnora-Lola Sylaj, një vajzë 25 vjeçare që studion integrimin evropian. Ajo thotë se ka vendosur të jetë pjesë e grupit “Haveit” sepse dëshiron të ngrejë zërin ndaj pozitësaktuale të grave. “Temat që i prekin shumë njerëz i thojnëçdo ditë por është pak evështirë mei thanë më ze të lartëse nganjëherë është marre”, thotë ajo duke sqaruar se gratë duhet të mos ndihentë turpëruara kur flasin për përvojat, problemetqë lidhen me dhunën e përdorur kundër tyre.
“Për mua nuk është vështirë ti thuash këto gjëra kur e ke një qëllim”, thotë Arbnora Sylaj duke iu rikujtuar vajzave të reja që ti shprehin problemet e tyre, sepse kjo nuk është çështje e hijshmërisë por punë e të drejtave të njeriut.
 
“Haveit” kapërgatitur edhe disa “teaser” për shfaqen dokumentare“Seven” (Shtatë),e cilado të shfaqet në Kosovë më 30 nëntor 2013.

Mesazhi i Hanës, Vesës, Alketës dhe Arbnorës për rininë lidhur me perceptimin e dhunës gjinore në Kosovë.

Ne vajzat e grupit “Haveit”përmes performancave tona publike mundohemi ti themi publikut më të gjerë dhe rinisë që nuk duhet me ushtru dhunë, edhe nëse të rreh dikush, nëse të prek me dorë, nëse të ofendon, ti duhesh me denoncu atë për me eleminu komplet këtë dhunë ndaj femrave që po ndodhë në Kosovë.
I ftoj të gjitha vajzat dhe gratë të cilat shohin dhunë apo përjetojnë dhunë le ta raportojnë nëpër vendet përkatëse, mos e fsheh dhunën.
Ushtrimi i dhunës është kundër ligjit. Mos ushtro dhunë ndaj askujt sidomos ndaj femrave.
Performancat e grupit “Haveit” janë mesazh për me parandalu dhunën. Gjeje edhe ti forcën për me parandalu atë.








 
 

 

Komentet

    Komento