Arianit Beqiri,një 17 vjeçar nga Prishtina,nuk ka qenë edhe fort i vyeshëm për mamanë gjatë përgatitjes së drekës familjare të së dielës. Portre vjet më parë Beqiri filloi të marrë pjesë në një debat ku me djem të tjerë të rinj diskutohen tema të ndryshme, duke përfshirë edhe shumë çështje sociale të cilat kanë qenë të panjohura për të. Konceptet e tij për jetën, dhunën gjinore dhe barazinë, përreth të cilave ai e ka ndërtuar jetën gjatë vjetëve të adoleshencës janë rrënuar si një kullë prej letrave. Gjithcka ndryshoi kur ai filloi të jetë pjesë e
“Klubit Bonu Burrë” Ky klub është një projekt që në Kosovë po zbatohet nga
CARE International në partneritet me
Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë. Klubi iu mëson djemve të rinj, mes tjerash, se si të bëhen njerëz më të mirë, burra më të mirë, si të luftojnë stereotipet gjinore, dhunën,sëmundjet seksualisht të transmetueshme, për barazinë gjinore, etj.
Para se ti bashkohej debateve në “Klubi Bonu Burrë”prezantimi publik i Beqirit ishte në një nivel shumë të ulët. “Para se të vija në debate unë memzi flisja dhe shprehesha”, thotë ky djali i ri pa patur turp dhe duke qenë kritikë në lidhje me konceptet që ai i ka vlerësuar vjetëve të fundit para ardhjes në klub. Babai i tij nuk mund ta kuptonte se çfarë ai thoshte dhe kjo gjë ka ndikuar që ai të ndërmarrë diçka për këtë çështje. Pjesëmarrja në “Klubin Bonu Burrë” ishte e dobishme për Beqirin jo vetëm në ndryshimin e gjuhës dhe aftësive të tija të argumentimit, por edhe në thyerjen e stereotipeve gjinore që ai i krijoi në vitet e tij të hershme si djalë i ri adoleshent.
Thyerja e stereotipeve gjinore
“Unë kam dashur që të zhvillohem më tej duke qenë pjesë e klubit Bonu Burrë”, thotë Beqiri duke shtuar se kur ishte në shkollën fillore ai besonte se burri - kreu i familjes ka të drejtë të rrahënjerëzit në shtëpi. “Kur isha në shkollë fillore kam thënë gjithmonë se unë do të të rrahë gruan time të ardhshme”, thotë Beqiri duke pranuar se pasi është bërë pjesë e klubit ai e kuptoi se kjo është e gabuar gjë që bëri që të ndryshoj mendimin për 180 shkallë. “Ka shumë stereotipe, jo vetëm rreth gjinisë, por edhe në lidhje me atë nëse dikush është nga fshati apo është tifoz i një ekipi specifik”, shton ky djalë i ri që ëndërron të bëhet dizajner. Fryma e “Klubit Bonu Burrë “ duhet të jetë gjithmonë e pranishme në shkollat e mesme në Prishtinë, thotë Beqiri i cili aktualisht është maturant në shkollën e mesme “Gjin Gazulli”. Pjesëmarrja në “Klubin Bonu Burrë Club” ështëaktiviteti i vetëm ku atij i lejohet nga prindërit të shkoj pa kërkuar paraprakisht lejen e tyre.
Beqiri frymëzohet nga Martin Luther King dhe luftae tij për të drejtat e njeriut.
Mbrojtja e shokut më të dobët
Agon Kelmendi ,një i ri 17 vjeçar, që gjithashtu është nxënës në shkollën e mesme “Gjin Gazulli”, kujton një situatë kur ai u përmbajt nga ngacmimi i një djali tjetër në shkollë vetëm për shkak se ai ishte më emotiv sesa pjesa tjetër e klasës. “Askush nuk donte që të fliste me të, kur unë kam folur me të shokët e mi filluan duke thënë mua që të mos flasë më me të. Unë i thashë klasës që të mos e ngacmojnë atë dhe tani të gjithë shoqërohen me të”, thotë Kelmendi. Ai që dy vjet është pjesë e “Klubit Bonu Burrë” dhe të qenit pjesë e këtyre debateve e ndihmoi atë që të jetë më i dobishëm në shtëpi duke ndihmuar nënën me obligimet shtëpiake. “Kur unë u bëra pjesë e “Klubit Bonu Burrë” e kuptova se kam nevojë që ti dëgjoj prindërit e mi, që të mos paragjykoj njerëzit e tjerë , sepse lëkura e tyre është e zezë ose për shkak se ata janë romë, kam mësuar që të jem i dashur me miqtë e mi dhe të jem një person miqësor”, thotë Kelmendi, duke shtuar se ai kurrë nuk ka bërë shaka seksiste në lidhje me gratë. “Ne kemi nevojë të përdorim fjalët që të kalojmë mirë sëbashku dhe të mos përdorin dhunën”, tregon ky djalë i ri i cili ëndërron të bëhet dizajner grafik, e që shembull e ka vëllain e tij të madh.