Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Rreth nesh

Fushata UNiTE (Bashkohu) për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas

Ne duhet të bashkohemi. Dhuna ndaj grave nuk mund të tolerohet - në çdo formë, në çdo kontekst, në asnjë rrethanë, e nga asnjë lider politik ose qeveri. Koha për të ndryshuar është tani. Vetëm duke qëndruar të bashkuar dhe duke folur ne mund të bëjmë një ndryshim. - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon

Më 25 shkurt 2008, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Z. Ban Ki-moon, filloi fushatën UNiTE (Bashkohu) për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas, që përfshin periudhën prej vitit 2008 deri më 2015. Objektivi i përgjithshëm është rritja e vetëdijes së publikut dhe shtimi i vullnetit politik dhe burimeve për parandalimin dhe reagimin ndaj të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe vajzave në të gjitha pjesët e botës.

Korniza për Veprim ofron një "ombrellë" të përgjithshme për aktivitetet që duhet të ndërmerren nga palë të ndryshme të interesit në nivel global, rajonal, kombëtar dhe lokal gjatë rrjedhës së fushatës.

Platforma e mobilizimit shoqëror "Say NO-UNiTE (Thauj JO-Bashkohu)" ka shënuar më shumë se 5.5 milionë aktivitete në mbarë botën - nga marshime protestuese tek fushata të vetëdijesimit të publikut, veprime ligjore dhe avokim për të ndihmuar viktimat.

Kjo web faqe është kontributi i Kosovës për të siguruar se porosia e zero tolerancës për dhunën ndaj grave dhe vajzave dëgjohet larg dhe gjerë në komunitetin tonë! Qëllimi i faqes është të luftoj dhunën në baza gjinore duke ofruar informata se si të pergjigjemi në dhunën në baza gjinore, si ta parandalojmë atë duke fuqizuar gratë, dhe si munden të tjerët t’i bashkangjiten luftës kundër kësaj dhune. Ne mund të parandalojmë dhunën me një kombinim të përpjekjeve për të trajtuar problemet e adresuara, ndër të tjera, edukimin e grave, pjesëmarrjen politike dhe të të ardhurave. Por, në çdo hap, burrat dhe djemtë duhet të përfshihen.

"Unë mirëpres zërat që bëjnë thirrje për përfundimin e dhunës që sipas një numri të parashikuar prek një nga tri gra në jetën e saj. Unë përshëndes liderët të cilët po ndihmojnë për të miratuar dhe zbatuar ligjet dhe për të ndryshuar kete gjendje. Gjithashtu përshëndes të gjithë ata heronj nga e gjithë bota të cilët ndihmojnë viktimat për të tejkaluar këto probleme dhe që të bëhen agjentë të ndryshimit. "
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon

Lexo mesazhin e tij për Ditën Ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave këtu.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është përjetësuar me shekuj nga dominimi i burrave dhe diskriminimi mbi bazën gjinore. Duke i shtuar normat sociale të ngulitura thellë të cilat ndërtojnë vlerën e grave rreth nocioneve diskriminuese të pastërtisë dhe ‘nderit’, dhuna shfrytëzohet shpeshherë për t’i kontrolluar dhe poshtëruar jo vetëm viktimat, por edhe familjet dhe komunitetet e tyre. Është thelbësore të sfidohen nocione të tilla, të cilat shpesh depërtojnë në vetë sistemin e drejtësisë, duke pasur për rezultat një cikël veskeq të mosndëshkimit dhe dhunën e mëtutjeshme”.
Navi Pillay, Komesarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut

Lexo tërë deklaratën e saj për Ditën Ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave këtu.

"Për të qenë efektiv, parandalimi duhet të merret me shkakun e saj rrënjësor: pabarazinë gjinore. Ne kemi nevojë për arsimim në shkolla që mëson të drejtat e njeriut dhe rrespektin e ndërsjellë, dhe që frymëzon të rinjtë që të jenë udhëheqësit për barazi gjinore. Ne kemi nevojë për mundësi të barabarta ekonomike dhe qasjes në drejtësi për gratë. Ne kemi nevojë për zërat e grave të dëgjohen. Ne kemi nevojë për më shumë gra politikane, gra police dhe gra paqeruajtëse. "
Phumzile Mlambo-Ngcuka, Drejtoreshë Ekzekutive UN Women

Lexo tërë deklaratën e saj për Ditën Ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave këtu, apo mund të shikoni mesazhin e saj këtu.


 
Fjalor i shkurtër

Barazia gjinore: Trajtim i barabartë i grave dhe burrave në ligjet dhe politikat, dhe qasje të barabartë në shërbime dhe burime, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe pozicione profesionale, brenda familjeve, komuniteteve dhe shoqërisë.

Fuqizimi i grave: Fuqizimi social, ekonomik, politik dhe ligjor duke iu mundesuar grave për të vepruar me dhënien ose duke përforcuar te drejtat e tyre, aftësitë dhe qasje në objektet, burime dhe pjesëmarrje te barabartë të mohuara më parë ose të kufizuara. Burrat dhe gratë kanë qasje të ndryshme dhe të pabarabartë të pushtetit dhe burimeve, dhe kjo është një karakteristikë kryesore që formëson ndarjen me bazë gjinore të punës.

Dhuna me bazë gjinore: Çdo akt që rezulton, ose ka të ngjarë të rezultojë në, dëmtim fizik, seksual, psikologjik apo ekonomik apo vuajtjet e bazuara në gjininë e një personi. Kjo zakonisht i referohet dhunës së kryer ndaj grave dhe vajzave, por kjo gjithashtu mund të ndodhë edhe me burrat dhe djemtë, dhe gjithashtu përfshin dhunën ndaj lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve.
 
Dhuna ndaj grave: Çdo akt i dhunës me bazë gjinore që rezulton në, apo ka të gjasa të rezultojë në vuajtje fizike, seksuale ose vuajtje mentale të grave, duke përfshirë edhe kërcënime për akte të tilla, detyrimin apo privimin arbitrar të lirisë, që ndodhin në publik , ose në jetën private.

Dhuna në familje: Menyre e perseritshme e sjelljes detyruese, qoftë fizike, psikologjike ose seksuale, kundër anëtarëve të një familje apo familjes ne pergjithesi, duke përfshirë edhe partnerin intim. Dhuna në familje ndaj grave dhe vajzave shkon nga poshtërimi dhe detyrimi ekonomik deri te sulmi fizik, zakonisht në duar te partnerëve intim, burrave, vëllezërive, axhallarëve apo meshkujve tjere brenda familjes ose te asocuar me familje. Dhuna familjare ne mes te gjinise se njejte gjithashtu ndodh, edhe pse shumë më rrallë se sa dhuna nga ana e meshkujve ndaj femrave.

Dhuna seksuale: Çdo akt seksual, përpjekja e perfitimit të një akti seksual, komentet e padëshiruara seksuale apo tentimet, ose aktet e trafikimit të drejtuara kundër seksualitetit te një personi duke përdorur detyrimin, nga çdo person tjeter, pavarësisht nga marrëdhëniet e tyre me viktimën, në çdo situate.