Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Dafina Selimi - Tefta Tashko, South Mitrovica

Qerhor, 03 2014
Dafina Selimi - Tefta Tashko, South Mitrovica

Të gjitha krijesat njerëzore janë të lindura dhe të barabarta në dinjitet.

E njohim por edhe nuk e njohim sa duhet dhunën gjinore. Rritemi në familje ku dihet fare pak ose aspak për dhunën . Ku thuajse nuk flitet fare per të. Dhuna me baza gjinore është një epidemi globale që ndikon në shëndetin dhe stabilitetin e grave në familje dhe komunitetet e tyre . Edhe ne si qenie njerëzore dhe si fëmijë përballemi me të papriturat e eksperiencave të rritjes dhe shëndrrohemi në përgjegjës te gjdogjëje. Por kur e kuptojme ne këtë ?

Ndoshta asnjëherë nuk kemi për ta kuptuar që jemi përgjegjës për vetën dhe zgjedhjet që bëjm në jetë. Pas një periudhe të gjatë reflektimi mbi të se si kanë ndikuar dhe dëmtuar situatat ku kemi zgjedhur të përfshihemi ndoshta vetem atëherë e kuptojm se si është dashur të veprojm kohë më parë sepse ndodh që me shumë e kuptojm qe ne kemi ushtruar dhunë mbi dikë të pafajshëm. Tri lloje te dhunave qe ushtrohen shum shpesh janë: dhuna fizike , psikologjike dhe seksuale. Nje rast ku mund te përfshihem të gjitha keto lloje eshte kur marrim shembull dhunimin e nje gruaje .Gjdo të thot kjo për një grua të dhunuar?

Si mund të mendoj mbi "nevojën e reflektimit" kur trupi i saj dhemb dhe kur psikologjija e saj e dëmtuar është mbërthyer nga frika e përsëritjes së kaluares. Fakti më i hidhur në jetën tonë është mënyra se me qfarë vizioni e shohim të kaluaren . Nëse historia sjell në vete një mori lloje të dhunës të paskrupullt atëherë ajo duhet të mbetet si shembulli më i keq për vedisimin e secilit se qka do të thot të jesh i përmbajtur ndaj dhunës. Njeriu me kohë po i përshtatet kohës moderne gjë që egos së tij po mundohet ti jep kahje tjetër . Ne rinia jemi ata që do i hapim portat magjike të së ardhmës , jo rishtazi më vjen ndërmend që ne vetë do të jemi e ardhmja.

Cenimi i të drejtave të tjetrit duhet të mbetet jashtë normave demokratike të cilsuara si sjellje normale shoqërore. Ngulfatja e së drejtës të tjetrit për ta arritur qëllimin tënd do mbetet ai lloji i krimit më të rënd. Për shmang'jen e llojeve të dhunave duhet dhënë hapsirë të madhe edhe opinioneve që kanë të tjerët në lidhje me të drejtat e tyre. Dhuna është e globalizuar por , pretendojm që me shumë aprovime ti japim një kahje tjetër. Ta bëjm botën që të kuptojë termin "dhunë" qe secili te arrij ta dëshifroj ne mendje si veprimi me i lig dhe si nje sjellje Anormale.