Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Shpërblimet për gazetari

Në përpjekje për të ngritur vetëdijësimin e publikut mbi çështjet për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS), UN Women, në kuadër të aktiviteteve të projektit të përbashkët me UNDP-në dhe BE-në, ka dhënë shpërblime për storien GPS më të mirë të botuar/transmetuar.

Gazetarët janë ftuar të dorëzojnë ndonjë storie të botuar/transmetuar në mediat vendore midis 1 shtatorit 2012 dhe 10 nëntorit 2013, që ka trajtuar çështje që kanë të bëjnë me temën e Gratë, Paqja dhe Siguria. Storie të tilla kanë përfshijrë, por nuk janë kufizuar vetëm në storiet që kanë të bëjnë me temën e lidershipit të grave për paqe dhe siguri, pjesëmarrjen e grave në proceset vendimmarrëse, kërcënimet ndaj sigurisë së grave (të tilla si kërcënimet ekonomike, siguria në rrugë/shkollë/vendin e punës, dhunën mbi bazë gjinore, etj.), dhe tema të tjera relevante. Gjithsej, 37 storie janë dorëzuar. Përzgjedhja është bërë nga një panel i pavarur i cili ka përfshitë tre anëtarë votues – përfaqësues nga UN Women, UNDP dhe BE, si dhe dy anëtarë vëzhgues – një nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) dhe një konsulente të kontraktuar nga UN Women që të ndihmojë panelin.

Me rastin e ceremonisë së hapjes së fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, dhe për të shënuar Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, shpërblimet, si njohje e rolit të rëndësishëm që mediat lujanë në këtë luftë, i janë dhënë:




Antigona Uka pranoi shpërblimin e saj për storien më të mirë të botuar.



Muhamet Hajrullahu pranoi shpërblimin në emër të Jeta Xharrës për storien më të mirë televizive.



Arbër Selmani pranoi shpërblimin e tij për storien më të mirë në media online.