NËSE JE I/E SHQETËSUAR PËR SHOKUN/SHOQËN TËNDE |
Nëse dyshon se një shok/shoqe është duke përjetuar dhunë në familje Pyet nëse ka ndonjë gjë që ti mund të bësh për t'i ndihmuar ata Bëja me dije shokut/shoqes se ata mund të FLASIN me ty dhe se ti do të jesh aty për të DËGJUAR. Përkujtoji ata se nuk është faji i tyre dhe se ata meritojnë më mirë. LIDHE shokun/shoqen tënd/e me burime të tilla si SOS linja telefonike ose detajet e strehimoreve të afërta. Ti mund të mos pajtohesh me vendimin e shokut/shoqes tënde, por RESPEKTOJE vendimin e tyre dhe ki besim në ta. Nëse e ke një shok/shoqe që është abuziv, tregoi atij/asaj se kjo NUK ËSHTË NË RREGULL, dhe se ata duhet të NDALEN. Mos e kthe kokën, raporto çdo abuzim të dyshuar. Mëso nëpër çka kalon një viktimë e dhunës në familje dhe kuptoje pse është e vështirë për to të largohen nga një lidhje ku ushtrohet dhuna. Shiko Pse viktimat dhunës nuk largohen fjalimin TED
|