Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

NËSE DËSHIRON T'I BASHKOHËSH FUSHATËS

Bëhu pjesë e ndryshimit dhe shpërndaj informata për fushatën nëpermjet Twitter  and Facebook!

TWITTER

- A je burrë? #BëhuPjesëENdryshimit për të luftuar #DhunënNëBazaGjinore. Bashkoju fushatës #16daysKS | http://16dite-jodhunes-ks.com

- Bashkoju #16daysKS dhe voto punimin tënd të preferuar rreth luftimit të #DhunësNëBazaGjinore. Voto në http://16dite-jodhunes-ks.com

- Bashkoju @16days_ks për të luftuar #DhunënNëBazaGjinore dhe diskriminimin gjinor në #Kosovë. Përcjelle #16daysKS nga 25.11 – 10.12

- Bëne foton tënde të profilit të portokalltë gjatë #16daysKS si shenjë e qëndrimit tënd kundër #DhunësNëBazaGjinore http://j.mp/twibbon16days

- Veshu me të portokalltë gjatë 16 ditëve #16daysKS si shenjë e qëndrimit tënd kundër #DhunësNëBazaGjinore http://16dite-jodhunes-ks.com

- Në #Kosovë, mbi 1000 raste të #DhunësNëFamilje raportohen çdo vit #BëhuPjesëENdryshimit për t'i dhënë fund #DhunësNëBazaGjinore #16daysKS

- Në botë, deri në 70% të grave përjetojne #dhunë gjatë jetës së tyre. Bashkoju #16daysKS për t'i dhënë fund #DhunësNëBazaGjinore

FACEBOOK

- Sot, me 25 nëntor është dita e parë e 16 ditëve të aktivizmit për t'i dhënë fund dhunës në baza gjinore. Bashkoju fushatës të 16 ditëve të aktivizmit në Kosovë në Twitter @16days_ks, në Facebook @16 Days - No Violence dhe vizito faqen http://16dite-jodhunes-ks.com. Bëhu pjesë e ndryshimit dhe bëhu pjesë e #16daysks

- Në Kosovë, mbi 1,000 raste të dhunës në familje raportohen çdo vit në Policinë e Kosovës. Ne besojmë se ky numër është një numër i nënvlerësuar, pasi raste të tilla shpesh kalojnë të pa-raportuara. Për t'i dhënë fund #DhunësNëBazaGjinore, bëhu pjesë e 16 ditëve të aktivizmit nga 25 nëntori deri me 10 dhjetor, #BëhuPjesëENdryshimit, bashkohu në faqen e internetit http://16dite-jodhunes-ks.com dhe voto për punimin tënd të preferuar, bashkoju fushatës tonë @16 Days – No Violence në Facebook ose në @16days_ks #16daysKS në Twitter.

 

Bashkoju fushatës tonë: Shiko faqet tona në Facebookdhe Twitter, ato përcjellin mesazhe që dhuna në baza gjinore nuk duhet të tolerohet.

Bashkoju lëvizjes #HeForShe. Si burrë ti mund të zotohesh për të ndërmarrë veprime kundër të gjitha formave të dhunës dhe diskriminimit në baza gjinore në http://www.heforshe.org/#take-action

 

 

Merr pjesë në programe, kurse, shiko filma dhe lexo artikuj dhe libra në lidhje me mashkulloritetet shumë-kulturore, pabarazinë gjinore dhe shkaqet rrënjësore të dhunës. Edukoje veten dhe të tjerët se si forcat më të mëdha sociale ndikojnë në konfliktet midis burrave dhe grave. Shiko faqen tone Fakte & Shifra

- Mbikëqyri dhe mësoji djemtë/vajzat e reja se si të jetojnë jetën në mënyra që e shmangin degradimin apo abuzimin e të tjerëve. Bëhu vullnetar për të punuar në programet e parandalimit të dhunës, duke përfshirë edhe programet anti-seksiste. Bëhu shembull.