Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Rreth Nesh

Fushata UNiTE (Bashkohu) për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas

Cdo njeri ka pergjegjesi ne parandalimin e dhunes ndaj grave dhe vajzave , duke sfiduar kulturen e diskriminimit qe po e mundeson kete dukuri te vazhdoje.Ne duhet te eliminojme sjelljet dhe stereotipet negative gjinore, duhet ti njoftojme me ligjet kunder diskriminimit dhe eksploatimit si dhe ti zbatojme ao ligje, te ngritemi kunder sjelljes abuzuese kurdo qe e shohim. Ne duhet te denojme te gjitha format e dhunes , te sigurojme barazi ne punen dhe jeten tone ne shtepi dhe te ndryshojme pervojat e grave dhe vajzave ne jetene  perditshme.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon

Fushata për 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore do të zhvillohet nga 25 nëntor, respektivisht Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave deri më 10 dhjetor, respektivisht Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, dhe është koha për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur veprime për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në mbarë botën. Fushata ndërkombëtare ka filluar 25 vjet më parë me Institutin e parë të Lidershipit të Grave në Botë të koordinuar nga Qendra për Lidershipin e Grave në  Botë në vitin 1991.

Fushata UNiTE e vitit 2016 thekson nevojën për përpjekje të qëndrueshme financiare për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe drejt plotësimit të Agjendës së vitit 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Këtë vit UN Women në Kosovë vazhdon fushatën e saj të avokimit për 16 Ditët e aktivizmit. Përveç promovimit të rritjes së fondeve për gratë, programi i ngjarjeve të këtij viti përqendrohet në fuqizimin e rinisë, sigurinë e pjesëtarëve të komunitetit LGBT, dhe mashkulloritetit . Kjo faqe e internetit është kontributi i Kosovës në agjendën ndërkombëtare dhe në përhapjen e mesazhit për tolerancë zero ndaj dhunës kundër grave dhe vajzave në komunitetin tonë. Faqja e internetit ka për qëllim të luftojë dhunën me bazë gjinore nëpërmjet përhapjes së informacionit se si t'i përgjigjet dhunës, se si të parandalohet dhuna nëpërmjet fuqizimit të grave, dhe se si ju mund të bashkoheni veprimeve që kanë për qëllim të ndalojnë dhunën kundër grave dhe vajzave. 

Në vitin 2015, Agjenda 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm u promovua si një agjendë e re e zhvillimit global për të udhëhequr politikën dhe veprimin nëpërmjet 17 Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Agjenda njeh dhe/apo promovon barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave si përparësinë kryesore. Sipas Qëllimit 5 për Barazinë Gjinore, duhet të ndërmerren veprime për t'i dhënë fund të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave dhe vajzave; për të njohur dhe për të promovuar pjesëmarrjen e grave dhe mundësitë e barabarta në të gjitha nivelet e jetës; dhe për të eliminuar të gjitha format e dhunës kundër grave. Sipas Qëllimit 10 mbi Pabarazitë e reduktuara, legjislacioni dhe politikat përkatëse të vendit duhet të sigurojnë mundësi të barabarta ekonomike dhe sociale pavarësisht gjinisë, moshës, paaftësisë, apo përkatësisë etnike. Nëpërmjet këtyre qëllimeve, dhënia fund apo eliminimi i dhunës ndaj grave është bërë pjesë thelbësore e agjendës zhvillimore botërore.

Vitin e kaluar, aktivitetet e 16 Ditëve të aktivizmit u organizuan në më shumë se 90 vende dhe me përfshirjen e më shumë se 311 milion njerëzve me fushatën në mediet sociale, duke krijuar një bisedë dhe kauzë botërore rreth temës për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Këtë vit ngjarjet do të vazhdojnë të organizohen në mbarë botën, dhe ne shpresojmë që të përhapim mesazhin e mëtejmë,  të mbërrijmë tek audienca të reja, dhe të përfshijmë gjenerata të reja në përpjekjet për të eliminuar dhunën me bazë gjinore.

 

 

 

“Ne besojmë në një botë dhe punojmë për një botë ku gratë dhe vajzat mund të bashkëjetojnë dhe prosperojnë në një mënyrë paqësore së bashku me burrat dhe djemtë, duke ndarë dhe përfituar nga shoqëritë që vlerësojnë aftësitë e tyre dhe të pranojnë lidershipin dhe/apo aftësinë e tyre udhëheqëse. Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka një ndikim shkatërrues mbi individët dhe shoqërinë në përgjithësi.

Gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë humbin dinjitetin e tyre, ato jetojnë në frikë dhe në dhimbje, dhe në rastet më të këqija ato e paguajnë me jetën e tyre. Dhuna shkurton thellë liritë që ne të gjithë duhet të gëzojmë: të drejtën për të qenë të sigurt në shtëpi, të drejtën për të ecur në mënyrë të sigurt në rrugë, të drejtën për të shkuar në shkollë, në punë, në treg, ose për të parë një film në kinema dhe një shfaqje në teatër. Ne duhet të jemi në gjendje të presim ose shohim se sulmuesit apo kryesit do të dënohen, se drejtësia do të vihet në vend, dhe që të dëmtuarit/at  do të marrin kujdesin e nevojshëm dhe mbështetje për dëmtimet.


 

Megjithatë, ende në shumë vende, ligjet janë të pamjaftueshme, policia është e pa interesuar; strehimoret, kujdesi shëndetësor dhe mbështetja adekuate nuk janë në dispozicion, dhe sistemi i drejtësisë penale është larg nga të qenit kompetent, është i shtrenjtë dhe paragjykues ndaj grave dhe në favor të kryesve meshkuj. Ndryshimi i këtyre elementëve ka një kosto, por çmimi i mos ndryshimit të këtyre elementëve është i papranueshëm.”

Lexoni deklaratën e plotë të Phumzile Mlambo-Ngcuka, Drejtoreshë Ekzekutive e UN Women në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, 25 nëntor 2016 këtu.

 

 

 Fjalor i shkurtër

Barazia gjinore: Trajtim i barabartë i grave dhe burrave në ligjet dhe politikat, dhe qasje të barabartë në shërbime dhe burime, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe pozicione profesionale, brenda familjeve, komuniteteve dhe shoqërisë.

Fuqizimi i grave: Fuqizimi social, ekonomik, politik dhe ligjor duke iu mundesuar grave për të vepruar me dhënien ose duke përforcuar te drejtat e tyre, aftësitë dhe qasje në objektet, burime dhe pjesëmarrje te barabartë të mohuara më parë ose të kufizuara. Burrat dhe gratë kanë qasje të ndryshme dhe të pabarabartë të pushtetit dhe burimeve, dhe kjo është një karakteristikë kryesore që formëson ndarjen me bazë gjinore të punës.

Dhuna me bazë gjinore: Çdo akt që rezulton, ose ka të ngjarë të rezultojë në, dëmtim fizik, seksual, psikologjik apo ekonomik apo vuajtjet e bazuara në gjininë e një personi. Kjo zakonisht i referohet dhunës së kryer ndaj grave dhe vajzave, por kjo gjithashtu mund të ndodhë edhe me burrat dhe djemtë, dhe gjithashtu përfshin dhunën ndaj lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve.
 

Dhuna ndaj grave: Çdo akt i dhunës me bazë gjinore që rezulton në, apo ka të gjasa të rezultojë në vuajtje fizike, seksuale ose vuajtje mentale të grave, duke përfshirë edhe kërcënime për akte të tilla, detyrimin apo privimin arbitrar të lirisë, që ndodhin në publik , ose në jetën private.

Dhuna në familje: Menyre e perseritshme e sjelljes detyruese, qoftë fizike, psikologjike ose seksuale, kundër anëtarëve të një familje apo familjes ne pergjithesi, duke përfshirë edhe partnerin intim. Dhuna në familje ndaj grave dhe vajzave shkon nga poshtërimi dhe detyrimi ekonomik deri te sulmi fizik, zakonisht në duar te partnerëve intim, burrave, vëllezërive, axhallarëve apo meshkujve tjere brenda familjes ose te asocuar me familje. Dhuna familjare ne mes te gjinise se njejte gjithashtu ndodh, edhe pse shumë më rrallë se sa dhuna nga ana e meshkujve ndaj femrave.

Dhuna seksuale: Çdo akt seksual, përpjekja e perfitimit të një akti seksual, komentet e padëshiruara seksuale apo tentimet, ose aktet e trafikimit të drejtuara kundër seksualitetit te një personi duke përdorur detyrimin, nga çdo person tjeter, pavarësisht nga marrëdhëniet e tyre me viktimën, në çdo situate.