Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Rreth Nesh

Fushata UNiTE (Bashkohu) për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas

“Dhuna kundër grave, përfshirë ngacmimet dhe praktikat e dëmshme, janë pengesa të mëdha në përmbushjen e të drejtave të njeriut dhe një sfidë e drejtpërdrejtë për gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen e grave në ruajtjen e paqes. Pa e luftuar atë, asnjëherë nuk do ta përmbushim Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Është koha ta avancojmë veprimin tonë kolektiv për t'i dhënë fund dhunës kundër grave dhe vajzave njëherë e përgjithmonë. Për këtë ne të gjithë duhet të punojmë së bashku në vendet, rajonet dhe komunitetet tona, në të njëjtën kohë, drejt të njëjtit qëllim."
- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës António Guterres 
Nga 25 nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, deri më 10 dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut, Fushata16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore është koha për të nxitur veprime për t'i dhënë fund dhunës kundër grave dhe vajzave anembanë botës. Fushata ndërkombëtare filloi nga Instituti Global i Lidershipit të Grave, i koordinuar nga Qendra për Lidershipin Global të Grave në vitin 1991.
Këtë vit, Fushata UNiTE do të shënojë 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore në temën e përgjithshme, "Asnjë të Mos Lihet Pas: Fund Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave", duke pasqyruar parimin bazë të Agjendës Transformuese të 2030-ës për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Në vitin 2015, Agjenda e 2030-ës për Zhvillimin e Qëndrueshëm u promovua si një agjendë e re e zhvillimit global për t’i udhëhequr politikat dhe veprimet përmes 17 Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm. Agjenda njeh barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave si prioritete kryesore. Sipas Qëllimit 5 për Barazi Gjinore, duhet të ndërmerren veprime për t'i dhënë fund të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave dhe vajzave; 

Për ta njohur dhe promovuar pjesëmarrjen e grave dhe mundësitë e barabarta në të gjitha nivelet e jetës; dhe për të eliminuar të gjitha format e dhunës kundër grave. Nën Qëllimin 10 për Pabarazitë e Reduktuara, legjislacioni dhe politikat e vendit duhet të sigurojnë mundësi të barabarta ekonomike dhe sociale pavarësisht gjinisë, moshës, aftësive të kufizuara ose përkatësisë etnike. Përmes këtyre qëllimeve, dhënja fund dhunës ndaj grave është bërë pjesë thelbësore e agjendës globale të zhvillimit.
“Asnjë të Mos Lihet Pas: Fund Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave” thekson përkushtimin e fushatës UNiTE për një botë pa dhunë për të gjitha gratë dhe vajzat anembanë botës, duke arritur deri tek grupet më të shkelura e të margjinalizuara, duke përfshirë refugjatët, emigrantët, minoritetet, popujt indigjen, dhe popullsitë e prekura nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore, mes tjerash, fillimisht. 
Ashtu si në vitet e kaluara, ngjyra portokalli do të jetë tema kryesore që do t’i unifikojë të gjitha aktivitetet, dhe ndërtesat e monumentet do të ndriçohen dhe dekorohen me ngjyrë portokalli për ta sjellë vëmendjen globale në çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Kjo faqe interneti paraqet kontributin e Kosovës në agjendën ndërkombëtare dhe në përçimin e një mesazhi për zero tolerancë ndaj dhunës kundër grave dhe vajzave në komunitetin tonë. Ajo ka për qëllim ta luftojë dhunën me baza gjinore përmes shpërndarjes së informatave lidhur me atë se si duhet reaguar ndaj dhunës, si duhet parandaluar ajo duke i fuqizuar gratë dhe se si mund t’i bashkoheni luftës për ta ndaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave. 
Vitin e kaluar, aktivitetet 16 Ditë Aktivizim u organizuan në më shumë se 90 shtete dhe më se 311 milion njerëz morën pjesë në fushatën në rrjete sociale, duke krijuar biseda globale lidhur me ndaljen  e dhunës ndaj grave. Këtë vit, aktivitetet do të vazhdojnë anembanë botës dhe shpresojmë ta përhapim mesazhin më tutje, të arrijmë audienca të reja, dhe t’i përfshijmë gjeneratat e reja në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.  
 
“Këtë vit, tema jonë është: “Asnjë të Mos Lihet Pas”. Kjo temë e përkrahë edhe porosinë urgjente të Sekretarit të Përgjithshëm se fushata jonë  “Të BASHKOHEMI për t’i dhënë Fund Dhunës ndaj Grave deri më 2030” ka një datë përfundimtare. Nuk është e hapur. 
Kjo nënkupton që t’u qëndrojmë pranë të gjithë atyre që janë prekur nga dhuna me baza gjinore dhe të mos e lëmë asnjë jashtë. Veçanërisht nënkupton t’i kushtojmë vëmendje viktimave më pak të dukshme dhe të mbijetuarave të dhunës: adoleshentja e humbur që trafikohet si skllave e seksit; vajza e vogël që lëviz tenda në një kamp të IDP-ës, pasi u martua me një burrë të moshuar, aq i moshuar sa mund të ishte babai apo gjyshi i saj; vajza e vogël e prerë me një brisk në një ceremoni të GjGjF; gruaja e rrahur nga partneri i saj prapa dyerve të mbyllura; mbrojtësi i të drejtave njerëzore të grave i cili u hesht dhe u vra brutalisht; adoleshentja në dhomën e saj të gjumit që lexon mesazhe të ngacmimit në telefonin e saj celular; gratë punonjëse që janë ngacmuar dhe poshtëruar nga shefat dhe kolegët; gruaja e torturuar për shkak të orientimit të saj seksual. Lista vazhdon.  
Kur flasim për faktin që të mos lihet asnjë pas, ne duam të identifikojmë të gjitha format e ndryshme të dhunës që përjetojnë gratë. Kjo dhunë bëhet e fshehur, por në pamje të thjeshtë, normalizohet kështu që vështirë se mund të vërehet. Ajo bëhet pjesë e jetës.
Sot ne BASHKOHEMI (UNiTE) sërish të themi se kjo NUK është bota në të cilën duam të jetojmë.
Ne qëndrojmë me gratë që po e gjejnë zërin e tyre dhe po e mbledhin guximin e tyre për të ekspozuar burrat e fuqishëm të cilët hidhen mbi ata që janë më pak të fuqishëm".
Lexoni deklaratën e plotë nga Phumzile Mlambo-Ngcuka, Drejtoreshë Ekzekutive në UN Women në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, më 25 nëntor 2017 këtu.

 

 Fjalor i shkurtër

Barazia gjinore: Trajtim i barabartë i grave dhe burrave në ligjet dhe politikat, dhe qasje të barabartë në shërbime dhe burime, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe pozicione profesionale, brenda familjeve, komuniteteve dhe shoqërisë.

Fuqizimi i grave: Fuqizimi social, ekonomik, politik dhe ligjor duke iu mundesuar grave për të vepruar me dhënien ose duke përforcuar te drejtat e tyre, aftësitë dhe qasje në objektet, burime dhe pjesëmarrje te barabartë të mohuara më parë ose të kufizuara. Burrat dhe gratë kanë qasje të ndryshme dhe të pabarabartë të pushtetit dhe burimeve, dhe kjo është një karakteristikë kryesore që formëson ndarjen me bazë gjinore të punës.

Dhuna me bazë gjinore: Çdo akt që rezulton, ose ka të ngjarë të rezultojë në, dëmtim fizik, seksual, psikologjik apo ekonomik apo vuajtjet e bazuara në gjininë e një personi. Kjo zakonisht i referohet dhunës së kryer ndaj grave dhe vajzave, por kjo gjithashtu mund të ndodhë edhe me burrat dhe djemtë, dhe gjithashtu përfshin dhunën ndaj lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve.
 

Dhuna ndaj grave: Çdo akt i dhunës me bazë gjinore që rezulton në, apo ka të gjasa të rezultojë në vuajtje fizike, seksuale ose vuajtje mentale të grave, duke përfshirë edhe kërcënime për akte të tilla, detyrimin apo privimin arbitrar të lirisë, që ndodhin në publik , ose në jetën private.

Dhuna në familje: Menyre e perseritshme e sjelljes detyruese, qoftë fizike, psikologjike ose seksuale, kundër anëtarëve të një familje apo familjes ne pergjithesi, duke përfshirë edhe partnerin intim. Dhuna në familje ndaj grave dhe vajzave shkon nga poshtërimi dhe detyrimi ekonomik deri te sulmi fizik, zakonisht në duar te partnerëve intim, burrave, vëllezërive, axhallarëve apo meshkujve tjere brenda familjes ose te asocuar me familje. Dhuna familjare ne mes te gjinise se njejte gjithashtu ndodh, edhe pse shumë më rrallë se sa dhuna nga ana e meshkujve ndaj femrave.

Dhuna seksuale: Çdo akt seksual, përpjekja e perfitimit të një akti seksual, komentet e padëshiruara seksuale apo tentimet, ose aktet e trafikimit të drejtuara kundër seksualitetit te një personi duke përdorur detyrimin, nga çdo person tjeter, pavarësisht nga marrëdhëniet e tyre me viktimën, në çdo situate.