Nëse jeni viktimë apo dëshmitar/e e dhunës, mund të
kërkoni ndihmë apo të lajmëroni rastin në SOS linjën falas:
0800 11112

Gara 2016

Gara 2016

 Fushata e vitit 2016 për 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore përqendrohet në konceptin e fuqizimit të rinisë dhe në barazinë gjinore. Në një bashkëpunim në mes të UN Women-it, Laboratorit të UNICEF-it për Inovacione në Kosovë dhe Rrjetit të edukatorëve për kolegët, dyzet e pesë të rinj nga e gjithë Kosova kanë marrë pjesë në programin UPSHIFT: Punëtoria për ndikimin shoqëror mbi barazinë gjinore mbajtur mes datave 4 –6 nëntor, 2016. Gjatë punëtorisë, ekipet kanë mësuar për zgjidhjen e problemeve dhe për ngritjen e aftësive sipërmarrëse, në mënyrë që të hartojnë /krijojnë një produkt ose shërbim që e lufton sfidën e barazisë gjinore në komunitetin e tyre. Në fund të fundjavës së gjatë janë përzgjedhur pesë ekipe që do të marrin fonde dhe mbështetje për të zbatuar projektet e tyre gjatë fushatës së 16 Ditëve të aktivizimit dhe gjithashtu muajve në vijim. Njihuni me pesë ekipet fituese dhe mësoni më shumë në lidhje me projektet e tyre këtu

  • Ekipi 1
  • Ekipa 2
  • Ekipi 3
  • Ekipi 4
  • Ekipi 5